ShowBizzz

Djali i Jozafina Topallit i propozon për martesë, Cindy Marina i thotë “PO”

Cindy Marina dhe Genar Topalli janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Lidhja e tyre duket se tashmë ka marrë një tjetër emër.

Djali i Jozaefina Topallit është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë gazetares sportive. Dhe përgjigja e Cindy Marinës ka qenë “Po”.

Ajo në Instagram ka ndarë pamje nga ky moment i veçantë, teksa shkruan: “Ne”, duke e shoqëruar me një emoji infinit, për të treguar kështu pafundësinë e dashurisë së tyre.

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli prej kohësh janë së bashku dhe po shijojnë dashurinë e tyre. Ata prej kohësh kanë zyrtarizuar lidhjen pasi shfaqeshin kudo së bashku.

Më herët ish-missi dhe ish-moderatorja e sportit foli për marrëdhënien që ajo ka me Jozefinën për të cilën tha se nuk ndërhyn asnjëherë në lidhjen e tyre dhe gjithçka që thotë është ‘vetëm të jeni ju të lumtur’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cindy Marina (@cindymarinaa)

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb