
1
Scott Disick i bëri djalit të tij me ish- Kourtney Kardashian një dhuratë speciale për ditëlindje: një Mercedes-Benz G-Wagon. Edhe pse në versionin e tyre mini, çmimi fillestar i automjeteve është rreth 150.000 dollarë.
Disick ka tre fëmijë me Kardashianin, dy djem dhe një vajzë, por në foton e makinës që ka shpërndarë në Instagram, duket qartë se dhurata ishte menduar për një nga djemtë e tij: “Gëzuar ditëlindjen, djalë!” Dhe meqenëse Mason Disick është 15 vjeç, ndërsa Reign Disick është vetëm dhjetë vjeç, dhurata është për më të madhin, edhe pse të dy kanë të njëjtën ditëlindje, 14 dhjetor.
“Ky duhet të jetë mini më i lezetshëm që kam parë ndonjëherë! Ti e meriton çdo centimetër të saj! Të dua më shumë se çdo gjë tjetër në jetën time ”, i ka shkruar babai.
Vajza e ish-çiftit është 12-vjeçarja Penelope Disick .
Disick dhe Kardashian ishin bashkë nga viti 2006 deri në vitin 2015. Ata u takuan në një festë në Meksikë, të organizuar nga Joe Francis dhe u shfaqën së bashku në reality show-n Keeping Up with the Kardashians dhe spinoff-et e tij. Marrëdhënia e tyre kaloi në një provë të madhe kur Kardashian pretendoi se partneri i saj kishte një problem me alkoolin . Pasi la të pirën dhe mori pjesë në rehabilitim, ata u rilidhën deri në ndarjen e tyre përfundimtare. Sot ata kanë kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre.
ks