ShowBizzz

Djali i Michael Jackson dërgon gjyshen e tij në gjyq, për pasurinë e këngëtarit

Djali i Michael Jackson, Blanket Bigi Jackson ka ngritur një padi përmes së cilës ka kërkuar që gjyshja e tij, Katherine të bllokohet nga përdorimi i fondeve të babait të tij.

Bigi Jackson, i njohur ndryshe si Blanket, ka dorëzuar dookumentacionin në gjykatë, në fillim të kësaj jave, citon TMZ. Kjo është beteja e fundit ligjore në lidhje me pasurinë e këngëtarit “Beat It”, thuajse 15 vjet nga vdekja e tij, më 25 qershor 2009.

Blanket dhe Katherine kanë punuar më parë së bashku për të ndaluar ekzekutuesit e pasurisë së Jackson të vazhdonin me një transaksion të konsiderueshëm biznesi. Ata thuhet se ishin kundër marrëveshjes, sipas TMZ. Dyshja paraqitën argumentet e tyre në këtë çështje, por në fund gjykata vendosi kundër tyre dhe pala tjetër ishte e lirë të vazhdonte me marrëveshjet e tyre. Katherine tani dëshiron të përdorë paratë nga pasuria për të financuar ankesën, por Blanket bëri lëvizje ligjore për ta penguar atë që të mund të aksesonte fondet, sipas TMZ.

Blanket dhe Katherine nuk e shohin më sy për sy këtë çështje. Katherine thuhet se ndjen nevojën për të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të parandaluar transaksionin e biznesit, por Blanket nuk beson se ia vlen lufta. Dokumentet e gjykatës treguan se Blanket nuk sheh shumë mundësi që apelimi të jetë i suksesshëm dhe nuk beson se është në interesin më të mirë të përfituesve që të vazhdojnë të paguajnë faturën për betejën ligjore.

Si trashëgimtar i pasurisë së Michael Jackson, Blanket ka të ngjarë të mbrojë financat e pasurisë për të siguruar që paratë të përdoren me përgjegjësi.

Avokati i Blanket kërkoi gjithashtu që gjykata të përdorte gjykimin e saj më të mirë për t’i dhënë Katherine tarifa të arsyeshme për shpenzimet e saj ligjore nga pjesa e para-apelimit të betejës gjyqësore, por ka kërkuar që ky financim të vlerësohet me kujdes, sipas TMZ.



/TeVe