ShowBizzz

Djali i Travis Barker diagnostikohet me sindromën Tourette

Djali i bateristit të Blink-182 dhe bashkëshortit të Kourtney Kardashian, Travis Barke, ka folur për jetën e tij me sindromën Tourette, me të cilën është diagnostikuar.

20-vjeçari Landon Barker postoi një video në llogarinë e tij në TikTok në të cilën ai flet për sindromën e tij, duke shpjeguar se ka përjetuar vetëm disa simptoma deri më tani.

“Përshëndetje djema. Nuk e dija nëse do të flisja për këtë përfundimisht, por e bëra. Vërtet jam diagnostikuar me sindromën Tourette”, tha ai.

@runfromwhatslost Replying to @Step ♬ original sound – Landon

Siç shpjegoi më vonë, ai u diagnostikua kur ishte ende në parashkollor. “Madje e mbaj mend, sepse një mësuese më akuzoi se i bëja sytë dhe i fiksova tek ajo. Është një gjë e çuditshme që bëj me sytë e mi”, tha i riu.

Kujtojmë që sindroma Tourette është një çrregullim neurologjik që “përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar” që personi nuk mund t’i kontrollojë lehtësisht./abcnews.al