Lajme

Dje vodhi dyqanin te “Myslym Shyri”, hajduti nga Tirana tenton të grabisë sot “One Albania”

Personi i cili grabiti me armë ditën e martë dyqanin “Vodafone” në rrugën “Myslym Shyri” të kryeqytetit, ka tentuar sonte të bëjë të njëjtën gje me një dyqan të “One Albania”.

Mësohet se hajduti i cili u pa mbrëmjen e djeshme i veshur me bluzë të kuqe dhe kapele, që grabiti me armë rreth 400 mijë lek në “Vodafone” të “Myslym Shyri”, ka tentuar të vjedhë sot një dyqan të “One” në Tiranë, por këtë herë nuk ja ka arritur qëllimit.

Sipas informacioneve, i dyshuari kishte veshur të njëjtat rroba si ditën e djeshme. Burime bëjnë me dije se ai iu është afruar punonjësve të “One” duke iu treguar diçka në çantën e tij të dorës, por më pas është larguar nga dyqani pa kryer ndonjë vjedhje.