ShowBizzz

Djellza Zeqiri dhe studio e bukurisë “Dlashes” sukses i vërtet në Cyrih të Zvicrës

Punën e nisi në një dhomë të vogël kur ishte 20 vjeç dhe sot që është 23 ka studion e saj, të atillë e kishte paramenduar gjithmonë.

Tashmë ëndrra e Djellza Zeqirit, për ti zbukuruar femrat dhe për të pasur biznesin e saj, është bërë realitet. “Dlashes” është emri i studios së saj të bukurisë që gjendet në Cyrih (Dietikon).

Djellza po ja del suksesshëm që ti jetësoj qëllimet e saj të fëmijërisë, për çka punon pa ndalë.

E lindur në Zvicër ne St.Gallen, që nga mosha 12 vjeç bashkë me familjen janë zhvendosur dhe jetojnë në Cyrih. Djellza për tri vite është aftësuar profesionalisht për frizere, ndërkohë që ka kryer kurse për arritje sa më të lartë. Por, specialiteti i saj profesional janë qerpikët dhe microblandig.

Dlashes” ofrohen këto shërbime:

-Hairextensions
-Mbjellja e qerpikëve lashextensions, nga ata klasik e deri tek ata mega volum. Nga natyral, e deri tek ata ekstravagant.
-Lashlifting
-Heqja, ngjyrosja e vetullave dhe Browlifting

Në “Dlashes” punohet me teknika të ndryshme dhe tejet inovative, madje edhe qerpik të punuar në 3D dhe voluminoz, që i bije 10 extension në një qerpik natyral.

Djellza Zeqiri punon me produktet e saj personale dhe tejet kualitative. Qerpikët, shampo për qerpik, serumi për rritjen e vetullave dhe qerpikëve, sapuni për vetulla që është një trend i ri, të gjitha mbajnë emrin dhe vulën e Djellzes dhe këto produkte sot janë një trend i vërtet.

Kjo vajzë që po gëzon shumë suksese që në moshë të re, e falënderon Zotin për të gjitha të arriturat. “Kam shumë besim në Zot dhe bëhem akoma më e fortë kur e di që e kam Zotin dhe familjen pranë gjithmonë. Nuk gjej fjalë për ta falënderuar familjen time, pasi gjithmonë më ka përkrahur dhe kanë qëndruar pranë meje”, thotë Djellza nga “Dlashes” në Cyrih të Zvicrës.