Egla Ceno, në një bisedë me Erjolën, në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, deklaroi se ka dëshirë të bëjë një fëmijë kur të dalë jashtë.
Ajo tregon se këtë e ka menduar pak para se të futej në shtëpi, në një bisedë me mikeshën e saj. Gjatë bisedës edhe Erjola thotë se dëshiron të bëjë tre fëmijë.
Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dalë mi Erjolë… sepse kot ndenjta.
Erjola: Një Egla të vogël
Egla: Një kaçurelse, do iki ta projektoj në zyrë direkt. Cak, cak, sytë kështu, rrelat kështu… pse jo? Do ta bëj. Mami më lutet ‘Bëje se ta rris unë’, e unë i them më lër rehat mi gru se po vete sa ty. Por që le ta rrisë pse jo. Do ta mendoj
Eriola: Mos e mendo, bëje
Egla: Po mi do ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe filloj i bëj në seri.
Erjola: Një gocë e do nëna
Egla: Do ta bëj, kaq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu brenda ja vlen ta bëj një, me projektim… Rezi bëhu gati, Rezi është shoqja ime
Juli: Egla duhet të gjejë njëherë lëndën e parë
Egla: E gjej kollaj lëndën e parë, më shqetëson robi që do dalë. Rezi bëhu gati, se e kam biseduar para se të futem këtu me shoqen time