Dy influencuese te njohura u mbyten ne Brazil pasi anija në të cilën po udhëtonin është fundosur. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi në zonën e njohur si “Qafa e Djallit” gjatë një shëtitjeje me varkë.
Aline Tamara Moreira de Amorim, 37 vjeçe, dhe Beatriz Tavares da Silva Faria, 27 vjeçe, u gjetën pa jetë ne varken e fundosur. Hetimet e policisë treguan se një pjesë e pasagjerëve refuzuan të vishnin jelekët e shpëtimit, duke argumentuar se jelejet do të fshehnin nxirjen e tyre nga dielli dhe kjo, teksa po përgatiteshin për të bërë selfie.
Shefi i policisë në qytetin Sao Vincente tha: “Disa nga njerëzit në varkë nuk donin të vishnin jelek shpëtimi sepse po bënin selfie. Ata ishin të shqetësuar për pamjen e tyre.” Operatori i varkës ka theksuar se tragjedia ndodhi kur një dallgë e madhe goditi anijen gjatë kthimit në breg, ndërkohë që në bord ndodheshin gjashtë influencues, ndërsa kapaciteti i mjetit ishte vetëm për pesë persona.
bal