ShowBizzz

“Do dalësh po dola unë?”/ Sara ‘ngacmon’ Bardhin, ja si i përgjigjet këngëtari

Sara Gjordeni teksa ishte e shtrirë në krevat së bashku me Bardhin, e ka pyetur atë se në rast se ajo del nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” a do e linte dhe ai këtë garë.

Këngëtari i dashur për publikun iu përgjigj ‘jo’, duke shtuar se edhe ai ka qëllimet e tij në këtë rrugëtim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Je shumë frikacak”, iu drejtua Sara të dashurit të saj, i cili i tha se nuk dëshiron që ajo të dalë. Më pas Gjordeni shtoi: “S’ka gjë, nëse dal unë, ti vazhdo qëllimet e tua, unë të miat”. 

Kujtojmë se televotimi i kësaj radhe është anuluar dhe shkak është bërë përplasja e fortë që Sara pati me Françeskën. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, Vëllai i Madh do të zbulojë se çfarë vendimi është marrë në lidhje me dy banoret.

Pjesë nga biseda mes Sarës dhe Bardhit:

Sara: Ti do dalësh po dola unë?

Bardhi nuk flet

Sara: S’del ti se s’do vetë. A do me ardhë? Hajde. Ore me të vërtetë se unë gjithmonë e kam thënë për ty

Bardhi: Çfarë? Edhe unë për ty po tani kam diçka tjetër

Sara: Je shumë frikacak

Bardhi: Nuk jam frikacak, por kam edhe unë qëllimet e mia

Sara: Ok, vazhdoji

Bardhi: S’dua që ti të dalësh

Sara: S’ka gjë nëse dal unë ti vazhdo qëllimet e tua unë të miat. Lëre atë punë

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)



lokimagazine