ShowBizzz

“Do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla Ceno”, Roza Lati sqaron deklaratën

Roza Lati kishte bërë një deklaratë për Egla Cenon përpara finales së madhe të Big Brother të shtunën (25 maj).

Moderatorja e njohur tha se nëse do të fitonte Egla do të hidhej nga ballkoni.

Kjo u komentua tejet shumë në rrjet dhe ishte shpërndarë gjithandej, megjithëse prezantuesja nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me aktoren.

E pranishme në ‘Post Big Brother’, Roza ka sqaruar deklaratën përpara ish-konkurrentëve.

“Do i dalë maunës para, do hidhem nga ballkoni nëse fiton Egla, ja që fitoi. Kjo është shprehja që unë e barazoj që të mos laj enët. Ka këtë lloj peshe. Ishte një lloj shakaje, por edhe një qëndrim i vërtetë që unë e kam mbajtur kundrejt Eglës”, u shpreh ajo.

Egla në ndërkohë u shpall fituese e edicionit të tretë të BBVA dhe fitoi plot 100 mijë euro.

Në vend të dytë u rendit Julian Deda, e në vend të tretë ishte moderatori Romeo Veshaj.



ks