ShowBizzz

 “Do hidhem nga ballkoni”, Roza Lati preket nga mendimi që banorët e BBV kanë për të

Roza Lati duket se nuk e ka përjetuar mirë faktin se banorët e tjerë e kanë cilësuar si shtriga në “Big Brother VIP”.

Moderatorja gjatë një bisede me Ilnisën i thotë se ndihet keq që të tjerët kanë këtë perceptim, pasi ajo u ka dhënë të gjithëve cigare kur nuk kanë pasur.

Sipas Rozës, ka të tjera shtriga të Borëbardhës që “të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”

Iu dhashë cigare të gjithëve, tregova këtë zemërgjerësinë time dhe shiko se çfarë mora mbrapsht. Do hidhem nga ballkoni. Se ka të tjera që janë shtrigat e borëbardhës që të vrasin natën e qajnë ditën. Nuk jam unë, jo te radha ime zemër.”- tha moderatorja.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb