ShowBizzz

“Do i bëj b*thët e kolme”, influencierja shqiptare sfidon Xhensila Myrtezajn: S’do ma marrësh në kthesë!

Në vetëm pak kohë pjesë e rrjeteve sociale dhe Rene Reffo ka arritur që të vjedhë vëmendjen e të gjithëve.

Bukuroshja e aktores Julia Ilirjanit është rikthyer në Shqipëri me qëllime dhe synime mjaft të qarta.

Përveç është bërë pjesë e televizionit, Rene ka vendosur që t’i futet me kokë palestrës dhe të mos ketë asnjë konkurrente.

Madje ashtu si dhe vetë influencierja e thotë as këngëtarja Xhensila Myrtezaj nuk do t’ia kalojë, e cila tanimë të gjithë e dini që ka arritur me trupin e saj perfeksionin.

“Jemi në ditën tonë të parë të palestrës, shkova në palestër, këmbët e mia po dridhen si makarona të bëra. Verën tjetër nuk do ketë, jo Xhensilës, por asnjë nuk do ma marrë në kthesë. Do ha mirë dhe do kem një bythë të kolme dhe një bark të sheshtë”, thotë Rene.