Lajme

“Do jetë gati për zgjedhje”, Shehaj zbulon detaje nga përgatitjet për partinë e re

Politikani Agron Shehaj ka treguar detaje nga përgatitjet për partinë e re politike që ai do të krijojë. Edhe përse ka kohë që është mësuar si lëvizje, Shehaj ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të enjte se ajo do të jetë gati për zgjedhjet e vitit 2025.

I ftuar në emisionin “Opinion”, politikani i djathtë u shpreh se po zhvillon takime me persona që kanë dëshirë të kenë një kontribut dhe që nuk kanë lidhje me të, por që janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë parti të re.

“Absolutisht do jetë gati për zgjedhje. Është rrugëtim i gjatë, nuk po krijoj një parti politike…”, tha Agron Shehaj.

Më tej, ai zbuloi se nuk do të krijojë një parti politike klasike, për më tepër personale, që vetë të jetë kryetari dhe të komandojë ata që do ai. Duke e njohur sistemin politik në Shqipëri, edhe si deputet, Agron Shehaj tha se nuk do të krijojë fotokopje të partive të tjera.

TS Poll - Loading poll ...

Agron Shehaj: Unë kam ndërmend, dua ideali im është një parti moderne, perëndimore që s’ka lidhje me çfarë kemi parë këtu dhe unë e kam jetuar këtë 6 vjet dhe e di shumë mirë se çfarë përmende ti, di dhe shumë më shumë, di dhe çfarë ndodh nëse një njeri i aftë dhe i zoti, që thjesht do të japë një kontribut në jetën e vet, nuk do të fitojë asgjë, është i realizuar në jetën e vet, do të japë një kontribut…

Blendi Fevziu: Do të bëjë një karrierë se…

Agron Shehaj: Ai ishte problem i partisë më shumë se i atij se atij i hiqej mundësia për të dhënë një kontribut, por partisë  i mohohej një njeri i aftë dhe i zoti që ta ndihmonte partinë që pastaj të fitonte zgjedhjet. Partia politike çfarë nënkupton? Është një marrëveshje qytetarësh, njerëzish, është një marrëveshje, një kontratë, është akti i themelimit, statuti, nuk është një gjë që thjesht duhet ta depozitosh në gjykatë. Është një marrëveshje ku vendosen parimet, kornizat, qëllimi dhe është ai themelimi i partisë që pastaj drejton partinë, nuk është kryetari që thotë tani do të themi kështu, tani themi ashtu.

Blendi Fevziu: Kur do ta kesh gati?

Agron Shehaj: Për të bërë diçka serioze dhe moderne duhet kohë. Jam duke takuar njerëz, jam duke folur, po takoj njerëz me të cilët nuk kam asnjë lidhje.

Blendi Fevziu: Do të jetë gati për zgjedhje?

Agron Shehaj: Absolutisht do jetë gati për zgjedhje. Është rrugëtim i gjatë, nuk po krijoj një parti politike… shiko Fevzi.

Blendi Fevziu: Zakonisht në Shqipëri kështu janë mësuar, e bëjnë një sa për zgjedhje.

Agron Shehaj: Nuk po bëj një lëvizje politike për zgjedhjet e ardhshme.

Blendi Fevziu: E kuptoj, por në Shqipëri veç partive të mëdha, janë për zgjedhje.

Agron Shehaj: Nuk po bëj një lëvizje politike timen personale që unë ta drejtoj, ta komandoj dhe të bëj atë që dua unë. Nuk duhet të drejtohet nga kryetari, por nga qëllimi. Nuk kam asnjë interes të krijoj një fotokopje të partive të tjera politike.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo