ShowBizzz

“Do lë gruan dhe do zë të dashur”, gazetarja tregon se çfarë i ka thënë ky banor para se të hynte në BBV3

Gazetarja Klotilda Harka ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku foli për çiftet e krijuara brenda BBV3.

Ajo ka treguar se disa ditë para se Gazi të hynte në BBV3, i ka bërë një intervistë.

Në këtë intervistë Gazi ka treguar se “do lërë gruan dhe do gjejë një të dashur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri”.

Klotilda Harka: I kam bërë një intervistë Gazit disa ditë para se të hynte në BBV3 dhe tha “uaa unë aty do zë një të dashur, do e lë gruan. Po zura një të dashur, i gjithë sekreti aty është”. Po as gruan nuk po e lë as të dashur nuk po zë.

E pyetur për çiftin Heidi-Romeo, gazetarja shprehet se ende nuk kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

“Nuk po na sjellin atë çiftin që vërtet mund të na bëjë për vete, ende jo”, shprehet Klotilda Harka.

E pyetur për çiftin Sara-Bardhi, ajo shprehet: Jo, jo… E kanë çakorduar paksa publikun.



lokimagazine