Lajme

“Do sulmojmë nga ajri, toka, deti”, Izraeli: Një sulm i ri është i afërt në Gaza

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës tashmë ka hyrë në fazën tjetër, pas sulmeve të fundit të izraelitëve në Gaza, indikacionet çojnë në një operacion të ri, ndoshta brenda orëve në vijim.

Mëngjesin e kësaj të diele, sirenat ranë sërish në Gaza, pas shtatë orësh heshtje. Në një video të postuar në rrjetet sociale, zëdhënësi  i forcave izraelite Daniel Hagari, i bëri thirrje qytatrëve në Gazën veriore që të lëvizin përkohësisht në jug, në një zonë më të sigurt.

“Civilët në Gazën veriore, në qytetin e Gazës duhet të lëvizin përkohësisht në jug të Gazës në një zonë më të sigurt. Terroristët e Hamasit veprojnë brenda dhe nën ndërtesa civile, pikërisht sepse e dinë se Forcat Mbrojtëse Izraelite bëjnë dallimin mes terroristëve dhe civilëve,” tha ai teksa më tej theksoi se ata do të kalojnë në fazën tjetër të luftës nga ajri, toka dhe detit.

Ndërkohë, më tej ai tha se ditën e sotme përpjekjet humanitare në Gaza të udhëhequra nga Egjipi dhe Shtetet e Bashkuara do të zgjedhoren.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pohoi se forcat izraelite po intensifikojnë sulmet dhe se janë në fazën e dytë. Në një deklaratë për mediat tregoi takimin e zhvilluar me familjarët e pengjeve, ku i sguroi se lirimi i tyre është prioriteti më i lartë kombëtar për vendin e tij.

“Kjo është faza e dytë e luftës. Ata që na akuzojnë për krime lufte janë hipokritë. Lufta brenda Rripit të Gazës do të jetë e vështirë dhe e gjatë. Hamasi përdor popullin e vet si mburojë. Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë ekzistencën e Izraelit dhe humbjen absolute të armikut kriminal”, tha kryeministri.