Babai i Sara Gjordenit ka reaguar pas akuzave të forta që ajo ngriti ndaj tij, duke thënë se ka djegur shtëpinë dhe e ka nxjerrë jashtë bashkë me të ëmën. Në një intervistë për TVA News, babai i Sarës i hedh poshtë këto dhe shprehet gjithashtu se modelja është bërë “Miss Globe” prej atij, por ajo nuk e ka falenderuar kurrë.
“Ajo mori gjithë ato lekë kur doli Miss Globe. Po thuaj o baba faleminderit, kaq nuk thoshte dot, për kulturë për njerzillëk, se fundja ajo evlati im është, por me këto që ajo ka bërë unë do ta ndjek penalisht. Do dalë e vërteta, un kam Zotin lart”, thotë babai i Sarës ndër të tjera.