Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë dinamikat që kanë ndodhur në shtëpi gjatë javës që lamë pas.
Që me nisjen e këtij formati prezantimi i të cilit, ju besua Liços, ky i fundit ka qenë një ndër personazhet më të komentuar.
Disa momente të tij nga transmetimi i “Big Brother Vip” madje po bëjnë xhiron e rrjetit në rrjete sociale, kjo për shkak të disa shprehjeve tipike të tij, që u ngjasojnë shumë edhe atyre të zhargonit të përditshëm që përdorim ne qytetarët, në biseda me miq dhe jo vetëm.
Siç tashmë e dini, spektakli mbyllet me një shprehje të thënë nga Ledioni, të cilat gjithashtu janë bërë virale në TikTok.
Mirëpo sot prezantuesi ka marrë një sugjerim nga aktori dhe prezantuesi i “Portokalli”, Salsano Rrapi i cili në një postim në “Instastory” shkruan me humor shprehjen që do të duhet ta mbyllë sot Ledioni spektaklin.
Foto