Lajme

Do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë, këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama (Video)

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.

Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje.

See also  DËSHMIA/ “Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si liliput” – Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në FierNga pamjet duket se Rama i ka dhuruar West librin ‘The Albanian Files’.

Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu sulmet online të kryera nga disa prej organizatorëve të protestave në Tiranë, kundër bizneseve, për uljen e vlerësimeve të tyre.

See also  TRONDITËSE! Pasi e dhunuan, adoleshentet e tërhoqën prej flokësh dhe e detyruan 17-vjeçaren të kërkonte falje: Mario më fal, Klea më fal, Nela më fal

Të Ngjashme