Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez, ka bërë një postim dedikuar motrës së saj të vogël.
32-vjeçarja ka postuar në Instagram disa foto të vjetra me motrën e saj 11-vjeçare Gracie, dhe i ka shoqëruar me një mesazh të ëmbël.
“Nuk ka gjë më të mirë se një motër e vogël dhe lidhja që ke me të ”, ka shkruar Gomez në mbishkrim. ” Unë do të të mbroj gjithmonë, do të të ndihmoj të të drejtoj dhe do të të dua çdo moment të jetës tënde, vajza ime e vogël.”
Në fotot që ajo postoi Gomez shihet teksa mban Gracie në krahë kur ajo ishte e vogël.