Lajme

Dogji me acid avokaten për 30 mijë euro në Itali, jeton më Shqipëri

Rubin Talaban, 41 vjeç, është lënë i lirë nga drejtësia italiane dhe jeton në Shqipëri.

Ai u dënua pas një krimi që kreu në prill të vitit 2013 kur i hodhi acid avokates së Pesaros, Lucia Annibali, duke ia shpërfytyruar fytyrën. Për një tarifë prej 30 mijë eurosh, Talaban me një bashkatdhetarin e tij, Altistin Precetaj, sipas mediave italiane, ka kryer sulmin e porositur nga ish- burri i saj, avokati Luca Varani.

Pasi kaluan 10 vjet nga 12 të fundit dhe duke përfituar nga një ligj për krimet e kryera nga të huajt, Talaban u dëbua dhe jeton në Shqipëri, sipas “Il Messaggero”.

Ishte data 16 prill 2013 kur Talaban me bashkatdhetarin e tij Altistin Precetaj, gjithashtu i dënuar me 12 vite burg, sulmuan dhe goditën me acid Lucia Annibalin në uljen e shtëpisë së saj në Pesaro. Prita ishte porositur nga ish-i, Luca Varani, i cili u dënua përfundimisht me 20 vjet. “Është koha të pranoj fytyrën time ashtu siç është, pas të paktën njëzet operacionesh në fytyrë”, tha Annibali, tani 45 vjeç, në dhjetëvjetorin e sulmit, në një intervistë për Il Corriere della Sera.

Katër vjet më parë, duke shkruar nga burgu dhe përsëri nëpër faqet e Il Corriere della Sera, Talaban i kërkoi Lucia Annibalit falje. Kështu, nga seanca e fundit doli se Talaban tashmë është shtetas i lirë dhe jeton në Shqipëri.

Gjykata e Lartë italiane i dënoi me 12 vjet heqje lirie shqiptarët Altistin Precetaj e Rubin Ago Talaban dhe 20 vjet italianin Luca Varani me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj ish të fejuarës së këtij të fundit, avokates Lucia Annibali, në vitin 2016.

Duke mos pranuar fundin e lidhjes së tij me Lucia Annibali, italiani Luca Varani, kishte paguar dy shqiptarët Altistin Precetaj e Rubin Talaban, të cilët më 16 prill të 2013 i kanë hedhur acid në fytyrë ish të fejuarës së tij, duke i shkaktuar djegie të shkallës së lartë në 66% të fytyrës, e humbje të pjesshme të shikimit.