Pas një vizite të fundit në Shkodër, Dojna Mema ka mbetur e mahnitur jo vetëm nga bukuria e këtij qyteti por edhe njerëzve të saj.
Ajo ka bërë një postim në rrjetin social Instagram ku ndër të tjera ngre pyetjen, “A janë vallë shkodranët njerëzit më të lumtur në Shqipëri?”.
Postimi i plotë:
“Si nje vajze jugore nga te dy prinderit nuk mendoja se do te dashurohesha me nje qytet ne veri te Shqiperise. Dua te them, kemi detin me te bukur ne Ballkan e natyre fantastike. Ama, kur vjen ne Shkoder seç ka nje sharm perrallash! Humbesh mes rrugicave, takon njerez qe duken si te dale nga skenare filmash,jeta ecen ngadale,aq sa thua: A jane valle shkodrant njerezit me te lumtur ne Shqiperi qe kane kohe edhe me punu, edhe me ba zheg mandej me pi kafe buze rruge?
Gjithmone kenaqesi me u taku Shkoder Loce”.
View this post on Instagram
lokimagazine