Lajme

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës të së premtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, familjarët kanë deklaruar se vajzat kanë dalë së bashku, por që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Të Ngjashme