Kryeministri Edi Rama, duke komentuar përdorimin e plumbave të gomës nga Policia e Shtetit në protstë, u shpreh gjithashtu se RENEA duhet të dalë në veprim në rastet kur ka kërcënim, duke sjellë si shembull edhe ndeshjet e futbollit me premisa për rrëmujë.
“Nga Policia e Shtetit u gjuajtën me plumb gome. E dini pse ndodhi gjuajtja me plumb gome? Sepse efektivi i policisë mori zarin e çelikut këtu.Ju ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi apo përpiqej të largonte, s’di kriminelin që e qëlloi me saçme. Si? Po merrni shikoni policinë në Francë të rreshtuar 100 që gjuajnë me plumat e gomës sikur janë në poligonet e Disneylandit. Çfarë është kjo? Jo po doli Renea.
Ad
Renea ka detyrë të dalë në momentin kur ka kërcënim. Renea del dhe kur luhet ndeshja e futbollit Serbi me Shqipërinë. Shqipëri me Serbi në Shqipëri apo një ndeshje futbolli ku mund të ketë premisa për rrëmujë. Çfarë, çfarë domethënë kjo?”, u shpreh Rama.
