Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli-Muhaxhiri, e ftuar në episodin e radhës të “Përballje Podcast” ka rrëfyer për një rast të ngacmimit seksual që i ka ndodhur në emisionin e saj live.
Në Podcast-in me Muhamet Hajrullahun, kryeredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”, ajo ka thënë se ka qenë e shokuar kur gjatë moderimit të emisionit ka pranuar një mesazh nga një burrë, i cili i kishte dërguar fotografi të trupit të tij të zhveshur.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMVElon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeriTransparency International: Përparimi në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, varet ng…Conte pranon të marrë detyrën e trajnerit të MilanitBanorja e Big Brother VIP Albania 3 thotë se ka qenë në lidhje me një artist të suksess…
“E kisha pjesën e programit ku secili ka dërgu fotografi të biznesit dhe unë live në emision, në kohë reale, duhej ta bëja reklamën e biznesit. Isha shumë e re dhe fillova me u lidh shumë me dëgjues. Më erdhi në mesazh një fotografi e një burri që e kishte ekspozuar trupin e tij”.
Doli-Muhaxhiri duke dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti, ka thënë se versioni më i mirë është të flasësh e të mos heshtësh.
“Unë vendosa mos me fsheh. Për mua ka qenë shok se isha live në emision, atëherë s’ka qenë në televizion. Kisha mesazhet e tij përditë me emër dhe mbiemër, numrin e telefonit dhe si gjendet në rrjete sociale publikisht. Aty e kam pa që versioni më i mirë është me dalë me folë, jo me fshehë, jo me thonë leje”.
Ajo tutje ka treguar se pas përfundimit të emisionit e ka telefonuar personin në fjalë, i cili i ka premtuar se më kurrë nuk do ta bëjë një veprim të tillë.
“Kur e kam thirr menjëherë pas emisionit, ai burrë është lut kurrë më mos me ia përmend emrin, kurrë më nuk provokon, as nuk…Unë atë ditë kur e thirra, isha shumë e shqetësuar, i thashë: Të lutem, Radio Dukagjinin mos gabo më kurrë me leshu. Shumë e përjetova keq e prej atij momenti Edita në emision asnjë ngacmim kurrë s’e ka pas. Po e morën vesh të gjithë që këtu, me edhe një fotografi nëse e dërgon ke me u bo lajm”.
“Prandaj, nëse dikush ofendon në rrjete sociale, hajde ne ta bëjmë lajm. Po pra, ky person ofendon, ndoshta ashtu e ndihmojmë ndryshimin, jo vetëm në gjykata. Ai person e ka dërgu atë fotografi, i zhveshur, po shumë të tjerë më, edhe nëse e kanë mendu me vepru njëjtë, nuk e bëjnë atë gjë”, është shprehur Doli-Muhaxhiri.
ks