ShowBizzz

Domeniku thotë se “mungesa e njohjes së gjuhës shqipe e penalizoi në rrugëtimin në BBVK”

Domeniku është banori më i fundit i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova.

E daljen e tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh” s’e pritën edhe mirë konkurrentët e tjerë.

Ata janë emocionuar e mërzitur goxha shumë për Domenikun, me të cilin janë shoqëruar që prej hyrjes së tij në BBVK.

E kur Domeniku u shfaq në skenën gjigantë nga ku transmetohen netët ‘Prime’, ai e cilësoi njohjen e kufizuar të gjuhës shqipe, si një prej arsyeve që mund të jetë penalizuar në këtë aventurë televizive.