Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka bërë një intervenim mjekësor.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku edhe publikoi një fotografi nga spitali.
“Faleminderit Zotit edhe dokit Qerim me ekipën që ky intervenim u kry me sukses”, shkroi Don Xhoni në ‘InstaStory’.
Postimi i Don Xhonit
Sidoqoftë, reperi nuk e bëri të ditur se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë, dhe detaje të tjera nuk janë bërë të qarta lidhur me këtë.
Njoftimi ishte edhe i papritur nga ana e tij duke qenë se nuk dihet paraprakisht nëse reperi ballafaqohej me probleme shëndetësore.
Ai është një personazh tejet i ndjekur në rrjetet sociale dhe një emër shumë i përfolur nga mediet e shtypit rozë.