ShowBizzz

Don Xhoni: Pse zgjodha Adelinën para Leonorës

Para publikimit të albumit të tij të ri të titulluar “100%”, Don Xhoni tërhoqi vëmendjen e publikut me një fushatë mjaft të veçantë. Bëhet fjalë për xhiron promovuese në makinë krah divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismaili. Kjo paraqitje e tyre e përbashkët ngjalli menjëherë kuriozitet, por natyrshëm lindi edhe një pyetje tek fansat dhe mediat rozë: pse pikërisht Adelina dhe jo një emër tjetër me po aq peshë në skenë, siç është bashkëvendasja e tij Leonora Jakupi?

Gjatë eventit të promovimit të albumit, ku Prive By Liberta Spahiu ishte e pranishme, ne e pyetëm reperin drejtpërdrejt rreth kësaj zgjedhjeje.

Pa u menduar gjatë dhe duke shmangur çdo lloj keqkuptimi apo drame të panevojshme që shpesh krijohet në showbiz, Don Xhoni theksoi se vendimi ishte krejtësisht i bazuar në konceptin e projektit dhe jo në preferenca personale mes dy artisteve. Për të, të dyja këngëtaret kanë një status të padiskutueshëm në tregun muzikor dhe vlerësohen maksimalisht.

“Nuk kam kurrfarë… nuk e di qysh me të përgjigj. Për mu të dyjat janë ikona. Thjesht ndoshta ju ka përshtatë pak më shumë Adelinës pjesa e ‘100%’. Ma merr mendja?”, u shpreh ai për mikrofonin tonë. Me këtë përgjigje të sinqertë, reperi nga Drenica tregoi se natyra dhe energjia e albumit kërkonte pikërisht atë lloj prezence dhe karakteri që ofron Adelina në atë lloj formati, duke i mbyllur kështu të gjitha aludimet e tjera.

 

Të Ngjashme