Lajme

Donald Trump apo Kamala Harris do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë? Çfarë tregojnë sondazhet

Donald Trump apo Kamala Harris? Amerikanët po zgjedhi sot se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vitet e ardhshme.

Teksa gara mes Trump dhe Harris është tepër e ngushtë, eksperti i IT Tomi Kallanxhi i ftuar në një emision televiziv bëri krahasimin mes dy sondazheve të bëra nga Ipsos gjatë muajit tetor.

Tomi Kallanxhi: Kam një sondazh të Ipsos, ka bërë dy sondazhe në tetor. Një është bërë në 7 tetor dhe ka qenë 50 me 48 për Harris. Ka bërë dhe një tjetër më 22 tetor dhe është 51 me 47 për Harris.

Në studio ishte edhe juristi Reshard Këlliçi, i cili tregoi se në cilat shtete ka përparuar Trump dhe në cilat Harris në 14 ditët e fundit.

Këlliçi: Sa është marzhi i gabimit?

Kallanxhi:1.5-2. 58% e njerëzve që votojnë për Kamala Harris thonë që do marrin njerëz të tjerë që të votojnë për Trump, kurse vetëm 54 % e njerzve që votojnë për Trump thonë do të marrim nejrëz të tjerë.

Këllçi: Trump në 14 ditët e fundit ka ecur përpara në Nevada, Arizona, Karolina e Veriut, Virgina, Ohajo. Ndërkohë që zonja Harris ka pasur përparim në Michigan, Georgia, Alaska. Georgia është shumë e rëndësishme dhe Michigani. Medndoj që kjo tregon se gara do jetë afër, jo larg.