ShowBizzz

Donaldi reagon pas përmendjes së tij në BBVA 3: A e dinë këta që kam dy vite që kam dalë nga Bigu?

Aktori dhe këngëtari i njohur, Donald Veshaj, i cili u bë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”, ka dalë sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj here në një kontekst ndryshe.

Pas një debati në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” ku emri i tij u përmend, Donald ka zgjedhur të shprehet nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Reagimi vjen pas një debati të nxehtë midis vëllait të tij, Romeo Veshaj, i cili është banor aktual në edicionin e tretë të reality show, dhe disa banorëve të tjerë të shtëpisë, përfshirë Jetmirin, Julin dhe Meritonin. Në debat, emri i Donaldit u përdor si një pikë e mundshme presioni ndaj Romeos.

Image
Donald Veshaj/Instastory

Donaldi ka zgjedhur të trajtojë këtë çështje me një dozë ironie dhe i ka kujtuar ndjekësve të tij se ai ka një kohë që ka dalë nga shtëpia e famshme e “Big Brother”.

“Po këta lojtarët e ‘fortë’ e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Bigu? E vetmja mënyrë që ta kapin Romeon është tek unë dhe te marrëdhënie e tij. Këta lojtarët e ‘fortë’ them unë se Romeo është lojtar i dobtë (lol),” shkroi ai.

Ky koment tregon se Donaldi nuk e ka humbur aspak sensin e humorit dhe mban një qëndrim të distancuar nga drama që mbizotëron shpesh në reallity show. Donaldi, që mori vendin e dytë në sezonin e parë, të cilin e konsiderojnë shumë ndjekës si një prej lojtarëve më të mëdhenj të atij edicioni, tani po ndjek me interes pjesëmarrjen e vëllait të tij dhe si duket nuk do të heshtë kur është fjala për të mbrojtur ata që i janë të dashur.

Ndërkohë, Romeo Veshaj vijon të krijojë momentet e tij të veçanta në “Big Brother VIP Albania 3”, ku po përballët me sfida dhe dinamika të reja si pjesë e lojës, teksa synon të lërë gjurmën e tij në këtë përvojë.