Lajme

Donin të kalonin Kanalin Anglez me varkë, mbyten katër emigrantë në ujërat franceze

The Guardian shkruan se 4 emigrantë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike pasi u përpoqën të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca veriore, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Lajmin e kanë bërë të ditur atoritetet franceze pasi treguan se viktimat ishin pjesë e një grupi pre 70 personash, kryesisht nga Lindja e Mesme.

“Një grup prej më shumë se 70 personash që u përpoqën të hipnin në varka jashtë vendpushimit bregdetar të Ëimereux rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale të dielën, sipas raportimeve nga mediat lokale. Viktimat ishin nga Iraku dhe Siria, raportoi gazeta britanike.

Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës. Emigrantët hasën në telashe kur po përpiqeshin të hipnin në anije ndërsa ajo u largua nga plazhi, tha prefektura detare franceze.

“Kur varka u largua nga plazhi, njerëzit e gjetën veten në vështirësi në det për të arritur në varkë”, – tha një zëdhënës.

Përpjekjet e shpëtimit vazhduan rreth orës 05:00, me disa varka dhe një helikopter të marinës franceze.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo