Pas më shumë se dhjetë vjetësh që biznesmenë shqiptarë u pasuruan fuqishëm nga koncesionet në shëndetësi, qeveria e kryeministrit Edi Rama është dorëzuar në vazhdën e kritikave të forta popullore, sidomos në 62 ditët e protestës që vazhdon.
Edi Rama njoftoi përmes ministres së tij të Shëndetësisë, Evis Sala se nuk ka për të pasur më rinovim të koncesioneve për hemodializën dhe për check up si dhe as nuk do të kalojnë në duar të tjera sepse do t’i rikthehen shtetit si shërbime të detyrueshme për shqiptarët. Prej muajsh është kërkuar nga qytetarët që këto shërbime të kryhen nga shteti.
NEWS Dalin pamjet, protestuesit ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale (Video)Ministrja Sala në daljen sot për media tha se protokolli i Check-Up nuk do të ndryshojë dhe do të vijojë të ofrohet sipas të njëjtave standarde të aplikuara deri më tani. Po ashtu dhe për të sëmurët me veshka.
“Shërbimi i check up dhe i dializës që përkatësisht përfundojnë në shtator dhe në nëntor të ofruara për momentin nga koncesesionari merren në dorëzim dhe ofrohen nga shteti”, tha ministrja Sala.
Kështu, pas përfundimit të kontratave respektive, në muajt shtator dhe nëntor, shërbimet e Check-Up dhe dializës do të kryhen nga shteti dhe Sala premtoi se mbyllja e koncesioneve do të bëhet duke garantuar vijimësinë e këtyre shërbimeve për qytetarët.
NEWS Shtylla elektrike si kulla e Pizës, deputeti Korreshi përshëndet ministrin: Qenka për të fjetur gjumë o Karakaç!Shërbimi i check-up-it, i ofruar prej vitit 2015 nga kompania 3P Life Logistic, si edhe ai i dializës, që ofrohet nga DiaVita, do të kalojnë në administrimin e sektorit publik dhe kontratat me privatët nuk do të rinovohen më, njoftoi ministrja.
Prej shumë vitesh, dializa e veshkave i kaloi si shërbim privatit që u financua me paratë e taksapaguesve vazhdimisht. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, Spitali Amerikan është përfituesi më i madh i fondeve publike për shërbimin e dializës, si përmes kontratave direkte me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ashtu edhe përmes kompanisë DiaVita.
NEWS “Mjaft me këtë telenovelë!” Pas publikimit të mesazheve, reagon motra e të dhunuarit Altin Meçaj: Nuk duam hakmarrje, vetëm …Fakti është kritikuar me ngulm nga shoqëria dhe forca politike, por deri sot asgjë nuk kishte ndryshuar.
Gjatë dhënies së shërbimit të dializës në spitalin amerikan 1 pranë spitalit Ushtarak, vdiqën të paktën katër pacientë të cilët u bllokuan brenda sallës pas një zjarri fatal.
Ngjarja e rëndë dhe e paprecedentë ndodhi mesditën e 25 korrikut 2026 në brendësi të pavionit ku kryhej hemodializa, hapësirë që u raportua në media se “ishte jashtë kushteve teknike sepse dritaret ishin të rrethuara me hekur, ndërsa dhoma ishte tepër hermetike pasi më përpara ishte përdorur si magazinë e barnave.”
