Lajme

Dosja “Aruba”, në përgjime del edhe emri i Arben Ahmetajt

As ish-numri dy i qeverisë Rama nuk i ka shpëtuar dosjes Aruba. Janë trafikantët ata që flasin mes tyre për projekte dhe investime luksoze. Zona më e preferuar mbetet jugu i vendit dhe plazhet, por nuk mungojnë as Tirana dhe qytetet kryesore.

Teksa vendi kishte hyrë në vitin 2021 në fazën e rindërtimit masiv dhe fondet ishin siguruar si përmes kredive ashtu edhe nga donatorët e Bashkimit Evropian, në terren duket se kishin nisur planet për ndarjen apo përfitimin e tenderave.

See also  “Shteti po fal Zvërnecin?”, reagon kryeministri RamaNdërkohë, në denoncimet e tij publike dhe intervistat në media, z. Ahmetaj ka bërë akuza të forta ndaj ish-eprorit të tij politik, kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai priste trafikantë në zyrën e tij.

Kjo është një pjesë e bisedës mes personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, të cilët shfaqin interesa edhe në sektorin e ndërtimit dhe rindërtimit.

See also  Shtrenjtimi i karburanteve nuk është asgjë, kriza reale nis taniBiseda në Sky ECC:

7B9F5E: Ahmetaj, ç’a thotë Derman?

7B9F5E: Për rindërtimin nga tërmeti.

NY6N4T: Ke folur vetë me të ti, se Adin e merr shumë seriozisht ai.

7B9F5E: Është në rregull, do fakte, projekte serioze.

7B9F5E: Po, po. Disa herë në plazh, në Palasë, bashkë rrinim. (Web Lajm)

Të Ngjashme