Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ekstraduar drejt Shqipërisë Sokol Hoxhën, personin e akuzuar për një vrasje të trefishtë, i cili për rreth 30 vite i është shmangur drejtësisë.
Hoxha, i arrestuar disa muaj më parë në SHBA, tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të rënda kriminale të vitit 1997, vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos.
Ngjarja ka ndodhur më 30 mars të vitit 1997, në një periudhë të trazuar për vendin, ndërsa konflikti që çoi në vrasje nisi pas një debati për një kasetofon makine.
Sipas dosjes që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, rezulton se Ilirjan Banaj kishte pasur një përplasje me Ervin Sulollarin për shkak të një kasetofoni që ky i fundit ia kishte dhënë dhe më pas kishte përfunduar te një person tjetër. Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe Sokol Hoxha, i cili ndërhyri duke goditur me pëllëmbë të dy personat.
NEWS Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata e Hagës shpall datën e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-sëPas konfliktit, Ilirjan Banaj është larguar dhe ka shkuar në banesën e tij. Më vonë ai ka dalë me automjetin e tij dhe, sipas dosjes, ka qëlluar me armë në ajër në një rrugë të qytetit të Patosit.
Ky veprim ka bërë që Dritan Selimi (nipi i Sokol Hoxhës), i cili sipas hetimeve kishte marrë vesh për ngjarjen, të njoftonte Sokolin. Sipas akteve të gjykimit, të dy janë armatosur me pistoletë dhe automatik dhe kanë dalë në kërkim të Ilirjan Banajt.
Në zonën e tregut të fruta-perimeve pranë stacionit të autobusëve në Patos, dy vëllezërit Ilirjan dhe Hektor Banaj janë përballur me automjetin fuoristradë pa targa ku udhëtonin Sokol Hoxha, Dritan Selimi dhe Ervin Sulollari.
Sipas dëshmive të administruara në dosje, pas një debati të shkurtër, Sokol Hoxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Ilirjan Banajt. Kur Hektori ka dalë nga makina për të ndaluar sulmin ndaj vëllait të tij, edhe ai është qëlluar me armë.
NEWS Tragjedi në një familje/ I biri ndërron jetë në vendin e punës, nëna nuk e përballon dhe vdes pas tijNë dosje thuhet se Dritan Selimi ka përdorur automatikun ndaj Hektor Banajt, ndërsa edhe Sokol Hoxha ka qëlluar në drejtim të tij. Pas sulmit, dy autorët janë larguar nga vendngjarja me automjetin e tyre.
Një dëshmitar okular i cituar në dosje, Leonard Rrapaj, ka deklaruar se ka parë dy personat të largoheshin nga vendi i ngjarjes me një fuoristradë pa targa, ndërsa mbanin armë zjarri.
Ekspertizat mjeko-ligjore kanë dokumentuar pasojat e rënda të sulmit. Sipas dosjes, në trupin e Ilirjan Banajt janë konstatuar 11 plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa te Hektor Banaj janë evidentuar 4 plagë të rënda, me dëmtime në organe jetësore.
NEWS “Një nga arsyet që u arrestua Maduro ishin zgjedhjet”/ Berisha: Siç u përmbysën diktaturat në Nepal e Bangladesh, ashtu edhe këtuGjykata ka arritur në përfundimin se Sokol Hoxha dhe Dritan Selimi kanë kryer vrasjen në bashkëpunim, duke i shpallur fajtorë për vrasjen e dy vëllezërve.
Në dosje theksohet se rëndësinë e veprës e rëndojnë mënyra e kryerjes, përdorimi i armëve dhe fakti që autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe iu shmangën drejtësisë për vite me radhë.
Përveç çështjes së vrasjes së vëllezërve Banaj, Sokol Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm edhe në Belgjikë për vrasjen e shtetases shqiptare Brunilda Dervishi. Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimet me palën belge për transferimin e çështjes.
Ndërkohë, autoritetet britanike kanë revokuar pasaportën britanike që Hoxha kishte marrë rreth viteve 2000 me identitetin Hysen Gashi, emër me të cilin ai kishte hyrë më pas edhe në SHBA. /TCH
