Lajme

Dosti me reagim të ashpër ndaj LDK-së dhe PDK-së: Ja pse je këtu ku je, Kosovë

Analisti Adriatik Dosti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në Kosovë, duke kritikuar deputetët dhe politikanët për qëndrimet e tyre ndaj Serbisë dhe Albin Kurtit.

Në një postim të gjatë, Dosti ka përmendur deklarata të Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajt, duke i akuzuar se po harrojnë të kaluarën e luftës dhe sakrificat e popullit të Kosovës.

“Ja pra Kosovë pse je këtu ku je”, shkruan Dosti, duke e mbyllur reagimin me kritika të forta ndaj klasës politike dhe votuesve.

Postimi i plotë:

Faji është yti o popull.

Që i voton e i beson… që ju lë në duar fatin tënd e të vendit tënd.

Nga dy gjëra tërbohet njeriu në jetë thoshin pleqtë tanë të mençur… o nga e keqja o nga e mira.

E pra politikanët e deputetët e tu janë çmendur krejt e kanë dalë mendsh si asnjëherë tjetër e sipas meje se i tërb oi e mira dhe e harruan të djeshmen tragjike të vendit të tyre si dhe nuk duan të dinë më për tmerret që hoqi po dje populli i tyre…

Ndryshe nuk do guxonte deputetja e LDK… Hykmete Bajrami të thoshte publikisht se… unë s’e kam hiç problem Listën Serpska… unë krejt problemin e luftën e kam me Albin Kurtin.

Po kjo Hykmete që ti e ke votuar dhe e ke çuar në parlament si deputete duke shpresuar e besuar se ajo është zëri yt o popull nuk e ka fare problem t’i shkojë edhe më tutje çmendurisë së saj teksa thotë po publikisht se… krejt serbët e çdo gjë tjetër sikur ishte më parë do kthehen në Mitrovicë… gjyqtarët, policët, bankat, targat, institucionet paralele, njerëzit etj… dhe kjo do të ndodhë sapo në Kosovë të vijë në fuqi një “Qeveri normale” për të zhbërë atë që ka bërë sot Kurti (???)

… Sikur të ma jepje mua lapsin tënd o popull të siguroj se Listën Serpska “kisha me e votu krejt e Albin Kurtin kurrë e kurrës”… shprehet publikisht deputeti i LDK… Arben Gashi… no comment.

Albini ka ardhë në pushtet me dhunë (???)… ndaj dhe duhet rrëzuar po me dhunë e madje edhe më keq se me kaq… thotë në një intervistë të tij publike prej Drenice… çubi S. Lushtaku i PDK.

Ne të luftës s’kena hiç problem me i la hesapet shpejt e shpejt me një njeri si Albini që kurrë në jetën e tij s’ka qit pushkë ndaj kujt… deklaron trimi – budalla i AAK… fatkeqësisht ish-kryeministër i Kosovës e sot Deputet i saj… Ramush Haradinaj.

Ja pra Kosovë pse je këtu ku je… sepse ata që ke votuar e ju ke besuar të sotmen e të nesërmen tënde duan më shumë Serbinë që ty deri dje të vrau e të dogji, të përdhunoi e të la pa varr, të masakroi e të përzuri prej Dheut tënd… se sa TY.

Dhe ky është tmerr për së gjalli!

Të Ngjashme