Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar emërimet e zëvendësministrave në ekzekutiv.
Kurti të hënën ka emëruar Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Kryeministri Kurti e uroi znj. Podrimja për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.
