Lajme

Dr. Metë Shatri, një nga emrat që po fiton mbështetje të madhe në garën për Kuvendin e Kosovës

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, emri i Dr. Metë Shatrit po përmendet gjithnjë e më shpesh si një ndër kandidatët që po gëzon mbështetje të konsiderueshme qytetare në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku mban numrin 92.

I njohur për angazhimin e tij në fushën e stomatologjisë dhe për lidhjen e vazhdueshme me komunitetin, Shatri vlerësohet nga shumë qytetarë si një figurë që vjen nga jeta reale dhe që njeh nga afër sfidat me të cilat përballen familjet, të rinjtë, bizneset dhe kategoritë e tjera shoqërore.

Karriera e tij si mjek specialist i dëshmuar, pastaj si sipërmarrës dhe ndërtimi i një aktiviteti të suksesshëm ndër vite kanë bërë që ai të krijojë një rrjet të gjerë bashkëpunimi dhe besimi me qytetarë nga rajone të ndryshme të vendit. Pikërisht kjo afërsi me njerëzit dhe përvoja e fituar jashtë politikës po konsiderohen si ndër arsyet kryesore të mbështetjes që po merr kandidatura e tij.

Në qarqe të ndryshme, Metë Shatri shihet si përfaqësues i një brezi te ri profesionistësh dhe sipërmarrësish që synojnë të sjellin më shumë përgjegjësi, efikasitet dhe çasje praktike në vendimmarrje. Mbështetësit e tij vlerësojnë veçanërisht faktin se ai ka ndërtuar rrugëtimin e tij përmes punës dhe angazhimit të vazhdueshëm, duke qenë përherë pranë nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për shërbime efikase, profesionale dhe inovative nga fusha e stomatologjisë, por edhe si një mbështetës i madh përmes iniciativabe mbështetëse, sidomos për studentët.

Gjatë viteve, aktiviteti i tij publik dhe angazhimi në komunitet kanë ndikuar në krijimin e një profili të qëndrueshëm, duke e bërë një nga figurat më të përfolura të kësaj gare zgjedhore. Njohja e drejtpërdrejtë me problematikat e përditshme, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe përvoja në menaxhim po shihen si vlera që mund të përkthehen në një përfaqësim më të afërt me interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Në prag të zgjedhjeve, emri i Dr. Metë Shatrit po vazhdon të tërheqë vëmendje, ndërsa mbetet një nga kandidatët për të cilët pritet të ketë interesim dhe mbështetje të konsiderueshme në garën për një ulëse në Kuvend.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Metë Shatri (@drmetishatri) 

Të Ngjashme