ShowBizzz

Drama vazhdon, Dafina heq nga “Instagram” edhe këta persona

Sikur mos të mjaftonte ‘drama’ mes Dafinës, Ledrit dhe Sarës, një tjetër ngjarje ka ndodhur në showbizin shqiptar.Sërish është protagonist Dafina Zeqiri.

Artistja ka hequr nga rrjeti social ‘Instagram’ ish-partnerin e saj Dj Geek dhe Beatrix Ramosaj. Do thoni ju çfarë ndodhi kësaj here.

Epo ju tregojmë se pas ndarjes nga Geek, Dafina largoi nga rrjeti i saj në ‘Youtube’ këngët me të, e rrjedhimisht, një prej tyre ishte e Geek me Beatrix Ramosaj.

Por, nuk ka mbaruar vetëm me heqjen e këngëve, por dhe me heqjen e tyre nga rrjeti social ‘Instagram’.

Nuk dihet nëse hatërmbetja mes tyre ka prapaskena të tjera, por vlen të theksohet se këtë veprim Dafina bëri edhe ndaj Sarës dhe Ledrit.

Ky ishte reagimi zyrtar i Dafina Zeqirit dy ditë më parë në lidhje me veprimin e saj për të hequr nga Instagram-i Ledrin dhe Sarën, e nuk dihet nëse vlen dhe për Geek dhe Beatrix.