ShowBizzz

Lajmet për Edin, mësohet e vërteta për vendndodhjen e tij

Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale qarkulloi pretendimi se Edi Kuçi ndodhet në Zvicër.

Shkak për këto raportime u bënë disa postime të publikuara nga një llogari në rrjetet sociale që pretendon se është e Edit. Postimet u shpërndanë më tej nga përdorues të ndryshëm, duke krijuar dyshime se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ndodhet jashtë Kosovës.

Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu mëson nga burime të saj se Edi Kuçi nuk ndodhet në Zvicër dhe se llogaria nga e cila janë bërë këto postime nuk është llogaria e tij.

Sipas të njëjtave burime, ditë më parë llogaria e Edit në Instagram është mbyllur, ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur disa llogari të tjera që mbajnë emrin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Edi Kuçit përdoret në profile që pretendojnë se janë të tij. Edhe ditët e fundit kanë qarkulluar postime dhe deklarata të ndryshme të cilat pretendoheshin që janë bërë nga familjarët e Edit, ndërsa Prive By LS nga burime pranë familjes ka mohuar këto raportime.

Kujtojmë se Edi Kuçi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë ditëve të fundit pas përplasjes me Jozefin Markun.

Të Ngjashme