Lajme

Dramë në fluturimin nga Beogradi: Alarm për bombë, avioni devijon drejtimin

Avioni “ Wizzer”  nga Beogradi drejt Bazelit është dashur që të devijojë drejtim. Sipas mediave të huaja mësohet se avioni i cili u ngrit për fluturim këtë të enjte në orën 12:40, është detyruar që të devijojë drejt aerportit të Gjermanisë.

Në faqen e aeroprtit të Beogradit, thuhet se avioni ka ndryshuar drejtimin drejt aerportit të Friedrichshafen, në shtetin federal gjerman të Baden-Württemberg, pas alarmeve për bombë në aerportin e Bazelit.

Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat, pasagjerët të cilët po fluturonin me këtë linjë janë lajmëruar nga kapiteti Ilija Selakoviq se kanë marrë raportime për një bombë të vendosur në Bazel.

Pasagjerët nga Beogradi që u ngritën nga aeroporti Nikola Tesla u ulën të sigurt në një aeroport alternativ që ndodhet rreth 150 kilometra larg Bazelit. Ndërkohë, mësohet se më pas udhëtarët nga aeroporti Friedrichshafen drejt Bazelit u transportuan me një autobus të siguruar nga kompania “ Wizzer”.