Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD zyrtare.
Basha gjatë bashkëbisedimt me gazetarët është pyetur në lidhje me arrestim në shtëpi të Sali Berishës. Ai u shpreh se nga ana personale ndjen keqardhje për të, por nga ana politike tha se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për ato që kanë bërë.
“Është një njeri me të cilin kam bashkëpunuar, ndjej keqardhje që ka përfunduar këtu. Çfarë kam pasur për t’i thënë ja kam thënë. Në fund secili zgjedh drejtimin dhe mban përgjegjëinë për ato që ka bërë. Padyshim see kjo i ka kushtuar shumë PD. Nuk kam asgjë për veç keqardhjes. Është e domosdoshme që PD të ecë përpara dhe të vazhdoj, jo të shkelimtë shkuarën, por të ecim përpara. Në çdo rast drejtësia duhet të bëjë punën e saj”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha tha se i kanë dorëzuar Kuvendit një propzoim që çdo deputeti t’i hiqet përfundimisht imuniteti.
“Prej fillimit ne si PD kemi thënë se do ta votojmë heqjen e imunitetit. Kemi depozituar nismë ligjore në kuvend për heqjen e imunitetit të deputetëve. Dhe për këtë arsye kam çuar në Parlament heqjen përfundimtare të imunitetit. Si rezultat kemi rastin Arben Ahmetaj. U deshën dy javë procedura për heqjen e imunitetit, kohë e mjaftueshme për t’u arratisur. Sot dua të komunikoj për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti”, tha Basha ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo