Këngëtari i njohur, Justin Timberlake është arrestuar për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit për Associated Press.
Ylli i popit u arrestua në Sag Harbor, një destinacion popullor veror për personat e famshëm në Long Island.
Zyrtari tha se Timberlake pritej të gjykohej të martën. Përfaqësuesit e Timberlake nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga Associated Press.
Një ish-anëtar i grupit popullor NSYNC, Timberlake është një aktor, tekstshkrues dhe një nga artistët muzikorë më të shitur në botë.
/abcnews.al