Lajme

Drejtoresha QKLL, Alda Bardhyli i përgjigjet akuzave të Rudolf Markut: Po bën fushatë denigruese kundër jurisë

Drejtoresha QKLL, Alda Bardhyli i është përgjigjut publikisht akuzave të shkrimtarit Rudolf Marku, pasi u hoq si anëtar i jurisë për emërimin e Poetit Laureat për periudhën 2023 – 2025.

Me anë të një letre publike, Bardhyli bëri me dije se vendimi për zëvendësimin e Rudolf Marku si anëtar jurie ka të bëjë me qëndrimi obstruksionist nga ana e vetë shkrimtarit.

Sipas saj, Marku ka ndërmarrë në vazhdimësi dhe publikisht një fushatë denigruese kundër jurisë, pjesë e të cilës ishte me dëshirën e tij.

“Ai ka ndërmarrë në vazhdimësi dhe publikisht një fushatë denigruese kundër jurisë, pjesë e të cilës ishte me dëshirën e tij.

Fushata e tij nuk synonte përmirësimin e punës së jurisë. Përkundrazi, ai synonte uljen e besueshmërisë së saj, gjë që QKLL nuk mund ta lejojë.

Zoti Rudolf Marku u përfshi në këtë juri në shenjë respekti të faktit, se është mbajtësi i parë  i këtij titulli në periudhën paraardhëse.

I kujtojmë zotit Marku se ai është zgjedhur si poet Laureat i Republikës së Shqipërisë, nga një juri e ngritur mbi të njëjtat standarte dhe kritere si edhe juria aktuale,” shkuan drejtoresha QKLL, Alda Bardhyli.