Lajme

“Drejtoresha tha ‘zhdukuni’, psikologia qeshte”/ Nëna e vajzës së përfshirë në dhunimin e 17-vjeçares rrëfen problemet e së bijës!

Nëna e një prej vajzave të cilat dhunuan një 17-vjeçare para pak ditësh, ka kërkuar që e bija të kurohet.

Ajo është shprehur se problemet me vajzën e saj kanë nisur që prej një viti dhe se kjo ka ndikuar edhe në arsimimin e saj, pasi janë larguar e kanë larguar nga shkolla.

“Nuk dimë asgjë për gjendjen e vajzës, ndaj jam shqetësuar shumë sepse nuk kam asnjë informacion për analiza apo të tilla. E kam takuar 2 herë vajzën në spital. Vajza nuk kishte rroba të reja apo telefon, vetëm ato që i blinim ne. Kur vinte në shtëpi në orët e para të mëngjesit nuk më tregonte ku ishte, më thoshte isha me shoqe. Shoqet e vajzës nuk i njihja as prindërit e tyre. I njoha në polici.

See also  Deklarata e fortë: Belinda Ballukun ‘e denoncuan’ vetë socialistët në Gjermani!Me prindërit e vajzës së rrahur nuk kam pasur fare kontakt. Ne kemi 1 vit që kemi shkuar në polici disa herë. Në shkollë vajza nisi të ketë shqetësime. Drejtoria e shkollës na nxorri jashtë ne si prindër dhe vajzën, na tha zhdukeni jashtë. Psikologia qeshte me ne. Vajzën e çuam në një shkollë tjetër por ajo nuk pranonte. Vajza e ka denoncuar edhe babanë për dhunë. Unë kërkoj kurim të plotë për vajzën si dhe dua informacione për gjendjen e saj”, u shpreh ajo.

See also  “Djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu”/ Kush është ‘Tori Ruçi’, që u bë shkak i vrasjes së biznesmenit në Sarandë!

Të Ngjashme