Lajme

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), e cila vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, si dhe për disa pjesëtarë të kësaj njësie.

Sipas njoftimit të Policisë, mirënjohjet janë ndarë në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të NJRSH-së në realizimin e planeve operative dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

Me këtë rast, drejtori Pllana ka vlerësuar profesionalizmin, gatishmërinë operative dhe përkushtimin e pjesëtarëve të njësisë në realizimin e detyrave policore.

NJRSH-ja, si njësi operative e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, vazhdon të jetë e angazhuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj, në mbështetje të aktiviteteve policore dhe në funksion të sigurisë së qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur vlerësimin për punën dhe kontributin e pjesëtarëve të saj, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me përkushtim në realizimin e detyrave dhe objektivave policore./teve1.info/

Të Ngjashme