Shëndetësi

Drejtori Ilir Kurtishi i uron dhe falenderon infermierët e Klinikës Onkologjike

Mirë që ekzistojnëkěto ditë të veçanta, jo pse i harrojmë njerëzit që na qëndrojnë pranë, porshpesh falënderimin ua shprehim vetëm në momentet kur kemi nevojë për ta. E këto ditë janë një mundësi e bukur me i falënderu edhe publikisht, për gjithë humanizmin,perkushtimin dhe zemrën që japin çdo ditë -falenderon njëri ndër pacientët e shumtë në Klinikën e Onkologjisë , sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermerisë, 12 Maj .
Se Infermieret e Onkologjisë meritojnë vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e sinqertë, sepse janë shumë të perkushtuar,humaniste gjithmonë vrap në ndihmë pacientit e thotë edhe Drejtori e dr i mirënjohur i kësaj Klinke Iliri Kurtishi në rrjetin e tij social .

Postimi i plot

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë infermierët që me përkushtim, humanizëm dhe forcë janë pranë pacientëve çdo ditë. 💙

Veçanërisht falënderojmë infermierët e Klinikës së Onkologjisë, të cilët përveç kujdesit profesional, japin edhe shpresë, mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore në momentet më të vështira të jetës së pacientëve.

Puna juaj nuk është vetëm profesion — është mision, zemër dhe sakrificë.

Urime 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierëve! 🌷
Respekt dhe falënderim për secilin prej jush!

Të Ngjashme