Lajme

Abdixhiku: Lufta e UÇK-së mbrohet me mend, jo kështu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas kërkesës së PDK-së, drejtuar presidentes Shiroka-Pula për kthim në Kuvend të Ligjit për Specialen.

Abdixhiku duke kujtuar kritikat që ju bënë LDK-së që nuk e përkrahi projektligjin, ka shtruar pyetje se “baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini?”.

Ai ka thënë se kjo parti mbajti qëndrimin e vet, sepse siç ka thënë përgjegjësia ndaj Republikës obligon të thuhet ajo që është e drejtë.

“Na fyet, na shpallët tradhtarë, shkuat aq larg sa e paraqitët LDK-në si kundërshtare të UÇK-së. I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën. Ky ligj nuk kishte dhe s’do të ketë asnjë efekt juridik!LDK e mbajti qëndrimin e vet, duke e ditur çmimin e sulmeve që do të pasonin. Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës. Mbështetësve tanë u themi qëndroni gjithmonë krenarë! Mund të na sulmojnë nga të gjitha anët, por qëndrimet e LDK-së i kanë qëndruar provës së historisë. Do t’i qëndrojnë sërish! Sepse ato nuk përcaktohen nga vërshimet e momentit, por nga bindjet mbi Republikën. Veç duhet kohë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka thënë se Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe se duhet mbrojtur në mënyrën e duhur.

“Ajo mbrohet me punë e me mend. Jo kështu”, ka shkruar Abdixhiku.

PDK-ja i kërkon presidentes rikthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Të Ngjashme