
2
Fituesi i edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP Kosova’ është shpallë Drilon Rama.
Driloni përveç zemrave të publikut ai ka rrëmbyer edhe çmimin e madh në vlerë prej 200 mijë euro, shkruan “Kosovarja”.
Pak minuta me parë fituesi i këtij reality show ka bërë edhe reagimin në llogarinë e tij.
“Dua t’ju falënderohem nga zemra për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj aventure të paharrueshme në Big Brother. Suksesi dhe fitorja ime janë falë jush, publikut, që qëndruat gjithmonë pranë meje. Ky udhëtim më ka hapur shumë dyer dhe më ka dhënë motivimin për të vazhduar drejt qëllimeve të mia.
E di që ky është vetëm fillimi, dhe synimi im i madh mbetet i njëjtë – të arrij majat në sportin e boksit dhe të bëhem kampion bote. Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi. Me mbështetjen tuaj, gjithçka është e mundur. Përpara, bashkë drejt fitoreve të reja!” ishte shprehur Rama.
View this post on Instagram
ks