Lajme

Drini Zeqo, banori i parë që futet në Big Brother VIP 3

Drini Ziqo është banori i parë, i cili është futur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ai ka lindur në Tiranë, në 15 qershor 1982 (41 vjeç), në Tiranë. Që prej vitit 2002, Drini shfaqet çdo ditë në ekran. Fillimet lidhen me “Top Select” në TCH. Pas “Top Select”, filloi punë si spiker lajmesh (Top Channel, TV Klan, ABC News). Ka prezantuar spektakle, si; “Dancing ëith the stars”, “Tu si que vales” në Vizion Plus. Ka një përvojë si gazetar në “Opinion”, me Blendi Fevziun, për disa vite.

“Dua të ngjis tek publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në TCH”, tha Drini, teksa hynte në shtëpi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo