Dy ditë më parë u komunikua nga “Big Brother VIP” lajmi se Drini Zeqo duhej të ndërpriste rrugëtimin e tij në reality show për shkak të një urgjence familjare.
Gjatë spektaklit të sotëm, gazetari ishte vetë prezent në studio për të shtjelluar arsyen që e bëri të largohej nga shtëpia më e famshme.
Ai tregoi se motra e tij vuan nga shëndeti mendor dhe një problem i saj e bëri Drinin të marrë vendimin për tu larguar.
Gazetari shtoi se kjo ishte edhe kauza se përse ai u bë pjesë e “Big Brother VIP”.
lokimagazine