Drisilda Bare, e lindur në qytetin e Fierit, pasi mbaroi studimet e ciklit të ulët dhe gjimnazin në qytetin e saj të lindjes, u transferua në Tiranë si studente, ku do të niste studimet e ciklit Bachelor në Universitetin Europian të Tiranës, në Degën Informatikë Ekonomike (Administrim Biznesi).
Pas përfundimit të shkollës trevjeçare, zgjodhi të ndiqte Masterin Shkencor në fushën e IT-së, ku edhe u diplomua në të dyja ciklet.
Pas disa eksperiencave të vyera profesionale, Drisilda Bare mban pozicionin e drejtoreshës së shitjeve dhe marketingut në kompaninë e ndërtimit “Building” SH.P.K në Tiranë.
Kjo femër e zonja e profesioniste e dëshmuar, e bënë punën e saj me shumë dashuri e korrektësi. Drisilda Baren, nga “Building” SH.P.K. në Tiranë e karakterizon energjia pozitive, është dinamike, diplomate, shumë korrekte dhe ndonjëherë e sertë për hir të pozicionit të pozitës që mban.
Formulë suksesi në jetë e punë e konsideron frymën e bashkëpunimit te të gjithë njerëzit me të cilët punon dhe që ka një marrëdhënie pune.
Të jesh korrekte, të kesh një komunikim po aq sa serioz në aspektin e punës, por edhe shoqëror, është një lloj formule për të hapëruar përpara me sukses. “Ç’do kush nga ne duhet në jetë t’i vendosë një qëllim të caktuar vetes dhe me përpjekje e korrektësi ta arrijë atë.
Përpjekje plus aftësi është çelësi i një biznesi të suksesshëm.
E, duke punuar në drejtim të aftësive dhe në drejtim të përpjekjeve, do të arrijmë ç’do gjë.
Përmirësimi i aftësive është rezultat i përpjekjeve dhe kohës sonë. Përpjekje + Kohë = Motivim.
Dhe, gjërat përmirësohen dite pas dite: motivimi është rezultati i natyrshëm i ciklit virtuoz që nisë me përpjekjen.
Të ndihemi mirë me veten na jep doza të vogla motivimi, gjë që krijon një cikël virtuoz që përkthehet në një burim të përshtatshëm motivimi. Ne kemi nevojë t’i bëjmë vetë gjërat e duhura, sepse kur bëjmë gjërat e duhura, na jepet mundësia të përmirësohemi”, thotë Drisilda Bare, me të cilën flasim edhe për CV-në e saj profesionale.
Tutje tregon se ka punuar në sistemet bankare në Tiranë, ku ka fituar eksperiencë të gjatë në etikën e punës, bashkëpunimit, komunikimit, marrëdhënien me eprorët etj.
“Tashmë eksperienca më e mirë dhe më e bukur imja është në “Building” SH.P.K., pasi këtu kam gjetur vetveten, jam plot energji në një ambient pune jashtë mase familjar, korrekt, ku, mbi të gjitha, më nxitë ambicien time për t’u rritur akoma më shumë profesionalisht, duke pasur një synim dhe një motivim kryesor që të rritem së bashku me “Building”-un, ashtu duke lënë gjurmë”.
Si erdhi Drisilda Bare në “Building” SH.P.K.?
“Meqë po kërkoja më shumë nga vetja për rritjen time profesionale, hasa papritur në një nga faqet e marketingut të Kompanisë “Building” SH.P.K. dhe aplikova.
Jo më shumë se dy ditë më vonë mora një telefonatë nga zyra e Kompanisë për të dhënë intervistë.
Nuk di t’i përshkruaj emocionet e asaj dite, e, mbi të gjitha, emocionet kur po shkoja në intervistë.
Kisha 100 pyetje në kokën time dhe ishte një punë që hynte në pasionet e mia.
Dhe, falë mirësisë së eprorëve të Kompanisë “Building” SH.P.K., ngrohtësisë së dhënë nga një ambient pune familjar dhe aftësive të mia të dhëna në intervistë, m’u besua zyra dhe departamenti i shitjeve dhe marketingut të kompanisë.
Nuk arrija dot ta besoja, ishte përgjegjësi, sepse duhet të tregoja veten time. E, mbi të gjitha, të nderoja eprorët e mi që më besuan”.Andaj, Kompaninë “Building” SH.P.K. ajo e konsideron familjen e saj dhe shton:
“Është një kompani e cila ka nisur eksperiencën në fillimet e saj me rikonstruksionet e objekteve dhe ambienteve.
Më pas, duke parë nevojën e tregut, vendosi të zmadhohej dhe të kalonte 100% në fushën e ndërtimit, tashmë edhe me objektet e saj, duke marrë përsipër që klientëve apartamentet e tyre të ëndrrave t’i bënte realitet, me punime shumë cilësore, të sigurta, të projektuara në mënyrë moderne, korrekte në ndërtim dhe, mbi të gjitha, me çmime super okazione për tregun e Shqipërisë, e veçmas të Tiranës.
Të gjithë klientët tanë janë partnerë tanë më të besuar, që investojnë pothuajse në të gjithë objektet që “Building” SH.P.K. i realizon.
Më shumë për “Building” SH.P.K. në Tiranë?
“Building” SH.P.K është një firmë lider ndërtimi me bazë në Shqipëri, e specializuar në ndërtimin e ndërtesave komerciale dhe projekteve në zhvillim. Në “Building” SH.P.K zotërojnë një pasuri të ekspertizës në ndërtimin e ndërtesave komerciale, duke përfshirë një gamë të larmishme projektesh, komplekset e zyrave, qendrat e shitjes me pakicë, objektet e mikpritjes etj.
Ekipi i përkushtuar i profesionistëve kombinon njohuritë e industrisë, aftësitë teknike dhe zgjidhjet inovative për të ofruar rezultate të jashtëzakonshme në çdo projekt.
Ajo që vlen veçmas të theksohet është se kjo kompani zhvillon biznes me ndershmëri, transparencë dhe integritet, duke iu përmbajtur standardeve më të larta etike në të gjitha ndërveprimet.
“Building” SH.P.K në Tiranë – të përkushtuar për të ofruar projekte me cilësi
Të pa kompromis në cilësi, duke tejkaluar standardet e industrisë dhe pritjet e klientëve. Siguria dhe mirëqenia e punonjësve, nënkontraktorëve dhe vizitorëve të vendit, janë parësore.
“Në “Building” SH.P.K. mbajmë protokolle rigoroze të sigurisë për të siguruar një mjedis të sigurt pune. Gjithashtu, i japim përparësi kënaqësisë së klientit, duke u përpjekur të kuptojmë dhe plotësojmë nevojat e klientëve, si dhe duke nxitur partneritete afatgjata të ndërtuara mbi mirëbesim dhe besueshmëri.
Shërbimet e ofruara:
Ndërtimi i ndërtesave komerciale: Nga koncepti deri në përfundim ofrojnë shërbime ndërtimi gjithëpërfshirëse, të përshtatura për kërkesat unike të projekteve komerciale.
Menaxhimi i projektit: Menaxherët me përvojë të projektit mbikëqyrin të gjitha aspektet e ndërtimit, nga planifikimi e deri te menaxhimi i buxhetit dhe kontrolli i cilësisë, duke siguruar ekzekutim të pandërprerë të projektit.
Dizajn-ndërtim: Si firmë ndërtimi me shërbime të plota, ofrojnë zgjidhje të integruara të projektimit, duke thjeshtuar procesin e ndërtimit dhe duke ofruar zgjidhje me kosto efektive dhe çelësi në dorë. Rinovimi dhe rimodelimi: Në “Building” SH.P.K. u japin jetë të re strukturave ekzistuese përmes shërbimeve të ekspertëve të rinovimit dhe rimodelimit, duke rigjallëruar hapësirat e duke ruajtur integritetin tyre arkitekturor.
Eksperienca pune:
• “Gardenian”, Rruga “Besim Imami, kisha Ortodokse në rrugë të Kavajës;
• “Aura” në Laprakë;
• “Luxor 3” në rrugën “Tefta Tashko Koço”;
• “New Bulevard”, në Bulevardin e Ri;
• Pazari i ri;
• “Platinum l”, në Paskuqan;
• “Platinum ll”, në Paskuqan.
Pse ta zgjidhni “Building” SH.P.K.?
Me shumë vite përvojë në industri, sjellin një thellësi njohurish dhe ekspertize për çdo projekt që bëjnë.
Ekipi i profesionistëve përbëhet nga arkitektë, inxhinierë, menaxherë projektesh dhe zejtarë të aftë, të cilët janë të përkushtuar ndaj përsosmërisë në fushat e tyre përkatëse.
Përqafojnë inovacionin dhe shfrytëzojnë teknologjitë më të fundit, si dhe metodologjitë e ndërtimit për të optimizuar efikasitetin, për të minimizuar mbeturinat dhe për të dhënë rezultate superiore.
Të përkushtuar ndaj praktikave të qëndrueshme të ndërtimit, duke përfshirë zgjidhje me efikasitet energjetik dhe materiale miqësore me mjedisin në projekte.
“Building” SH.P.K. ofron korrektësi, punime moderne dhe shumë cilësore, pozicione elitare me vendndodhje në pikat kyçe të Tiranës, siç janë: Pazari i Ri, Rruga e Barrikadave, Ish-Ekspozita, Don Bosko, Paskuqan 1 dhe Paskuqan 2 në Laprakë etj.
Së shpejti kompania do të disponojë objekte të tjera në pika kyçe, që bëjnë të mundur pushtimin dhe zgjerimin e kompanisë si në Tiranë e jashtë saj. Gjithmonë me sukses!
Nderim Neziri
ks